Policia e Kosovës ndanë mirënjohje për Rektorin Nimani

Policia e Kosovës ndanë mirënjohje për Rektorin Nimani

Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani, me bashkëpunëtorë pritën në takim Drejtorin Rajonal të Policisë në Gjakovë, Kolonel Lumni Graishta dhe z. Milazim Lumin, Komandant i Stacionit Policor në Gjakovë.

Rektori Nimani e falënderoi Kolonelin Graishta dhe Komandant Lumin për vizitën në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë, njëkohësisht e cilësoi takimin si mjaft të rëndësishëm dhe të mirëpritur. Ai i informoi për zhvillimet në universitet, me theks të veçantë për menaxhimin e pandemisë Covid-19, për procesin e akreditimit institucional dhe të programeve, si dhe për shërbimet që ofron universiteti për komunitetin.

Drejtori Rajonal i Policisë në Gjakovë, Kolonel Lumni Graishta shprehu falënderim për pritjen, duke theksuar rolin që ka Policia e Kosovës për sigurinë në bashkësi dhe rëndësinë e bashkëpunimit me Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë.

Në fund të takimit Koloneli Graishta dhe Komandant Lumi i ndanë mirënjohje rektorit Nimani për bashkëpunimin dhe mbështetjen për Policinë e Kosovës. Ndërsa, Rektori Nimani iu ndau medaljen e universitetit.

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë dhe Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë mbeten të përkushtuar për bashkëpunim në projekte që janë në interes të komunitetit.

Article Gallery

tp-bottom