Mbahet takim koordinues me grupin punues për sigurim të cilësisë dhe administratë rreth procesit të ri/akreditimit

Mbahet takim koordinues me grupin punues për sigurim të cilësisë dhe administratë rreth procesit të ri/akreditimit

Prorektorja për Zhvillim Akademik dhe Ngritje të Cilësisë, Prof. Ass. Dr. Laura Naka dhe Udhëheqësi i Zyrës për Sigurim të Cilësisë, z. Daut Islami, në kuadër të procesit të ri/akreditimit të programeve në njësitë akademike të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, zhvilluan të enjten takim koordinues me grupin punues për sigurim të cilësisë dhe administratë, të cilët dhanë rekomandime rreth këtij procesi.

Takimi u fokusua në përgatitjen, koordinimin dhe orientimin e grupit punues për sigurim të cilësisë dhe administratë, të përfshirë në procesin e ri/akreditimit të programeve studimore.

Takime të tilla po mbahen me qëllim që ky proces të organizohet në mënyrën më të mirë të mundshme.

Article Gallery

tp-bottom