Universiteti “Fehmi Agani” nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Armenian Open University

Universiteti “Fehmi Agani” nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Armenian Open University

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë, i përfaqësuar nga rektori Prof. Ass. Dr. Artan Nimani në vazhdën e aktiviteteve bashkëpunuese sot nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Armenian Open University nga Republika e Armenisë.

Marrëveshja ka për qëllim shkëmbimet akademike midis Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë dhe Armenian Open University dhe për projekte specifike në fushat e zhvillimit strategjik të universiteteve.

Të dy institucionet u zotuan të punojnë për aktivitete të përbashkëta, në mënyrë që të arrihet progres.

 

tp-bottom