Mbahet takim koordinues me stafin e Fakultetit të Edukimit dhe Fakultetit të Shkencave Sociale për ri/akreditim të programeve studimore

Mbahet takim koordinues me stafin e Fakultetit të Edukimit dhe Fakultetit të Shkencave Sociale për ri/akreditim të programeve studimore

Menaxhmenti i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë (UFAGJ), në kuadër të procesit të ri/akreditimit të programeve në njësitë akademike zhvilloi të martën takim koordinues me stafin e Fakultetit të Edukimit dhe me stafin e Fakultetit të Shkencave Sociale, të cilët dhanë rekomandime dhe u koordinuan rreth këtij procesi.

Takimi ka për qëllim përgatitjen, koordinimin dhe orientimin e stafit të Fakultetit të Edukimit dhe Fakultetit të Shkencave Sociale, të përfshirë në procesin e ri/akreditimit të programeve studimore.

Programet me të cilat ka aplikuar Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë me Fakultetin e Edukimit janë: Fillor (BA) dhe Parashkollor (BA), ndërsa me Fakultetin e Shkencave Sociale, Kujdesi dhe Mirëqenia Sociale (BA).

Menaxhmenti i UFAGJ-së, stafi akademik dhe administrativ, mbeten të përkushtuar në arritjen e objektivave të tyre.

 

Article Gallery

tp-bottom