
Kosovo Jewish Organization ndanë mirënjohje për rektorin Nimani
Rektorit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani iu nda mirënjohje nga Kosovo Jewish Organization për iniciativën e organizimit të ligjëratave për “Holokaustin dhe Antisemitizmin”.
Rektori Nimani shpreh falënderim të sinqertë për ndarjen e certifikatës së mirënjohjes dhe për përkushtimin që ka kjo organizatë në dobi të komunitetit.
Në aktivitetet e shumta të Kosovo Jewish Organization, rektori Nimani ofron mbështetje, dhe për këtë ai po vlerësohet nga drejtuesit e KJO-së.
Javë më parë, për nder të përkujtimit të ditës së Holokaustit, Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë në bashkëpunim me “Kosovo Jewish Organization”, “Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup” dhe “Institutin e Kosovës për Studime Ndërkombëtare” organizuan seminarin me temë “Edukimi i Holokaustit për Edukatorët”. Në këtë aktivitet morën pjesë profesorë, studentë dhe zyrtarë nga stafi administrativ.