Universiteti “Fehmi Agani” nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Byronë Kosovare të Sigurimit

Universiteti “Fehmi Agani” nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Byronë Kosovare të Sigurimit

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë, i përfaqësuar nga Rektori, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani dhe u.d Drejtori Ekzekutiv i Byrosë Kosovare të Sigurimit z. Sami Mazreku nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi.

Marrëveshja parasheh bashkëpunimin profesional në fushën e sigurimeve, në organizimin e trajnimeve profesionale për sigurimet, organizimin e tryezave të rrumbullakëta debatuese shkencore, shkëmbimin e literaturës në fushën e sigurimeve, praktika profesionale dhe ligjërata për studentë.

Rektori Nimani e falënderoi z. Mazreku për harmonizimin dhe arritjen e marrëveshjes, të cilët u pajtuan për zbatim të plotë.

 

Article Gallery

tp-bottom