
Themelohet “Konferenca e Parlamenteve Studentore” - KPS
Kryetarja e Parlamentit Studentor të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, znjsh. Ellza Podrimqaku, e shoqëruar nga Nënkryetarja, znjsh. Erëza Mulaj morën pjesë në themelimin e Konferencës së Parlamenteve Studentore (KPS-së).
Kryetarja e PS – UFAGJ-së u zotua se do të punoi dhe përkujdeset që kjo konferencë të jetë sa më produktive për të mirën e studentëve të Republikës së Kosovës.
Parlamentet Studentore të Universiteteve Publike në Republikën e Kosovës, si organet më të larta përfaqësuese të studentëve, vendosën të themelojnë “Konferencën e Parlamenteve Studentore”, me qëllim të zgjerimit të bashkëpunimit për përmirësimin e cilësisë së arsimit të lartë dhe aktivizmit studentor në Republikën e Kosovës.
Takimi i parë formal u mbajt në Senatin e Universitetit të Prishtinës, ku u diskutua për formimin formal të “Konferencës së Parlamenteve Studentore”, vendosjen e kontaktit institucional, u njoftuan me punën e Parlamenteve Studentore në universitetet përkatëse, si dhe u trajtuan çështje të rëndësishme për studentët në nivel rajonal dhe shtetëror.