UFAGJ nënshkruan marrëveshje të mirëkuptimit me Postën e Kosovës

UFAGJ nënshkruan marrëveshje të mirëkuptimit me Postën e Kosovës

Rektori, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani i shoqëruar nga prorektorja, Prof. Ass. Dr. Laura Naka nënshkruan marrëveshje të mirëkuptimit me Postën e Kosovës, e përfaqësuar nga z. Arben Rogova, znj. Edonjeta Asllani Lata dhe z. Valmir Agaj.

Përgjatë takimit, rektori Nimani i njoftoi zyrtarët e Postës së Kosovës për të arriturat e UFAGJ-së, për proceset dhe i falënderoi ata për ofrimin e mundësisë së marrëveshjes së mirëkuptimit.

Z. Rogova e përgëzoi rektorin Nimani për arritjet dhe punën e palodhshme që po e bën në dobi të UFAGJ-së, duke e falënderuar për pritje dhe bashkëpunim.

Marrëveshja parasheh ofrimin e nevojave të UFAGJ-së, shërbimet e përgjithshme postare, hapjen e zyrës postare brenda universitetit, ekspozimin e pullave postare sipas kërkesave të universitetit, të cilat e promovojnë zhvillimin kulturor, artistik dhe historik të shoqërisë, ofrimin e mundësisë për kryerjen e praktikës për studentët e UFAGJ-së, si dhe vendosjen e fahut postar.

Palët u dakorduan për bashkëpunim dhe koordinim të aktiviteteve për zbatimin dhe mbikëqyrjen e kësaj marrëveshje të mirëkuptimit.

Article Gallery

tp-bottom