Në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë mbahet takim koordinues me projektin QATEK
Në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë mbahet takim koordinues i projektit QATEK - “Korniza e politikave për sigurimin dhe përmirësimin e cilësisë në arsimin fillestar të mësuesve në Kosovë”.
Projekti QATEK, i financuar nga BE, i zbatuar nga Fakulteti i Edukimit në Universitetin e Prishtinës, ka për qëllim ndërtimin e Kapaciteteve në Arsimin e Lartë për të rritur profesionalizmin e mësuesve në Kosovë, pjesë e të cilit është Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë.
Në takim morën pjesë përfaqësuesit e UFAGJ-së të përfshirë në projekt dhe Prof. Blerim Saqipi, kordinator i projektit, nga Fakulteti i Edukimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Qëllimet specifike të këtij projekti janë zhvillimi i mekanizmave dhe proceseve të brendshme të sigurimit të cilësisë brenda institucioneve fillestare të arsimit të mësuesve në Kosovë, të cilët i përgjigjen treguesve specifikë të cilësisë, zhvillimi i kapaciteteve të profesorëve në ofrimin e cilësisë së mësimdhënies si një nga treguesit në mekanizmin e brendshëm të cilësisë etj.
Projekti QATEK mundësohet nga fondet e Bashkimit Evropian të programit ERASMUS +. Në këtë projekt UGJFA-ja është partnere me Universitetin e Prishtinës, Universitetin e Lubjanës, universitete nga Roma dhe Talini në Estoni.