URIME Viti 2021!

URIME Viti 2021!

Të nderuar miq dhe kolegë,

Të respektuar studentë, dëshiroj që në fund të këtij viti dhe në prag të vitit të ri, të Ju falemnderoj për bashkëpunimin  e jashtëzakonshëm, të sinqertë dhe në favor të zhvillimit të Universitetit "Fehmi Agani" dhe të arsimit të lartë në përgjithësi.


Viti 2020 ishte shumë i vështirë. Çdo angazhim parësor kishte për synim ruajtjen e shëndetit të të gjithë atyre që morën pjesë në aktivitetet tona akademike, shkencore e publike, gjithashtu edhe në realizimin e një procesi normal mësimor. Ia arritëm.

Në vitin 2021, do të duhet të gjejmë më tepër shpresë dhe përkushtim për të bërë gjëra të mira pasi që na presin sfida të shumta!

Ju faleminderit dhe ju dëshiroj shëndet e mbarësi për Ju dhe familjen tuaj!
Qofshi gjithmonë të gëzuar!

URIME Viti 2021!

Me respekt!
Artan Nimani
Rektor i UFAGj-së

Article Gallery

tp-bottom