Fillon implementimi i projektit " Zhvillimi i një Sistemi Gjithëpërfshirës Të Përformancës së Mësuesve Akademikë për Sistemin Universitar të Arsimit të Lartë Publik në Kosovë"
Ky projekt financohet nga: “Programi i Granteve për Mbështetje Universitare”
Bazuar në këte projekt, të gjitha universitetet publike në Kosovë do të punojnë së bashku për të krijuar një model praktik të një sistemi gjithëpërfshirës të performancës së mësuesve akademik i cili do t’i plotësojë nevojat specifike, shqetësimet dhe karakteristikat e stafit mësimor dhe administratës së secilit universitet. Përveç kësaj, modeli do të përfshijë standardet dhe udhëzimet e duhura për cilësinë akademike dhe mësimdhënien siç përcaktohet nga të dyja Shoqata Evropiane për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) dhe Agjencinë e Akreditimit të Kosovës (AKA).
Qëllimi i këtij projekti është të zhvillojë një Sistem Gjithëpërfshirës të Performancës së Stafit Akademik (Profesorëve të Fakulteti) (CASP) për të shtatë universitetet publike në Kosovë. Ky projekt do të zhvillojë një Sistem Gjithëpërfshirës të Performancës së Stafit Akademik (Profesorëve të Fakulteti) (CASP), duke përdorur një model të veçant në dakordim me shtatë universitetet publike të Kosovës. Në të njëjtën kohë, modeli do të përshtatet individualisht për të përmbushur misionin, vizionin, vlerat dhe kulturën unike të secilit universitet, përfshirë stafin e tij mësimor akademik dhe administratën.
Objektivat kryesore të projektit janë:
- Të marrë njohuri përmes rishikimit dhe vlerësimit të shtatë universiteteve publike
mbi statusin e tyre në adresimin e standardeve të AKA-së për vlerësimin dhe punën e
stafit akademik (profesorëve).
- Të arrihet konsensusi mbi qëllimet e përgjithshme, objektivat dhe qasjen e unifikuar për
zhvillimin e një procesi të evaluimit të stafit akademik (mësimdhënës) nga udhëheqësit
(rektorët dhe administratorët akademikë) të të gjitha universiteteve publike.
- Të hartojë një plan gjithëpërfshirës i cili do të përdorë një proces shumë-hapësh për t’u zbatuar në çdo universitet dhe do të mbështesë standardet e duhura të akreditimit të AKA-së.
Proceset që do të përdoren do të përfshijnë:
- Modelin dhe vlerat e parametrave të mësuesve akademikë (profesoërve) - identifikon dhe përcakton rolet që personeli akademik luan duke identifikuar aktivitetet aktuale në të cilat anëtarët përfshihen si pjesë e përgjegjësisë së tyre universitare. Specifikon rëndësinë relative që secili rol ka duke përcaktuar vlerat ose peshën e secilit rol.
- Rolet në modelin e roleve të mësuesve akademikë (profesorëve) dhe vlerat e komponentëve - arrijnë konsensus se si të identifikohen secila prej roleve dhe si do të vlerësohen ato (nga minimalja tek maksimalja).
- Burimet e përshtatshme të informacionit dhe vlerat e ndikimit — identifikojnë se kush do të sigurojë informacionin mbi të cilin do të bazohen vlerësimet dhe vlerat e ndikimit nga secili burim në vlerësimin e përgjithshëm.
- Si duhet të mblidhen informacionet – nga burimet e identifikuara dhe të pajtuara që janë të përshtatshme.
- Përzgjedhja /hartimi i formave, protokolleve dhe shkallëve të vlerësimit – duke identifikuar mjetet më të mira për të matur, në një mënyrë të vlefshme dhe të besueshme.
Ndikimi i parashikuar do të jetë:
- Të shtatë universitetet publike do të kenë zhvilluar një model të vlerësimit të përgjithshëm të stafit akademik (profesorëve), i cili do të lidhet me standardet e duhura të akreditimit të AKA-së.
- Secili universitet do të pajiset me mjetet dhe informacionin e nevojshëm për të zbatuar secilin plan.
Rezultatet e pritura në secilin universitet, pas implementimit të plotë, duhet të rezultojnë si në vijim:
(1)përmirësimi i cilësisë dhe rëndësisë së mësimdhënies në të gjitha kampuset universitare; (2) njohja e roleve dhe përgjegjësive të ndryshme të secilit professor brenda dhe jashtë Universitetit;
(3) promovimin e bursës së mësimdhënies;
(4) inkurajimi i lidhjes midis mësimdhënies dhe hulumtimit;
(5) integrimin e vlerësimit të mësuesve dhe programeve të zhvillimit profesional;
(6) përfshirja në një vendi vendimeve rreth promovimit, punësimit të përhershëm dhe pages në baza meritore;
(7) nxitjen e një komuniteti etik universitar.
Periudha për fillimin dhe përfundimin e Projektit përfshijnë datat:
21 Shtator 2020 – 14 Tetor 2021.