Konkurs garues për statujëzën “Menorah” të së ARDHMES
Studentë, Alumni dhe Anëtarë të Personelit Akademik - Jeni të ftuar të merrni pjesë në Konkursin garues për Çmimeve për ri-inxhinierimin e statujëzës ‘Menorah’ me tetë degë dhe të paraqisni zgjidhjen tuaj inxhinierike për statujëzën “menorah” të së ardhmes.
Statujëza “Menorah” kombinon robotikën, shtypjen 3D, elektronikën, kiminë, fizikën, përbërësit mekanikë dhe ekologjikë ose një menora që përfshin një kombinim unik të materialeve.
Statujëza “Menorah” e hyrë në konkurs do të ekspozohet në një faqe të veçantë të konkursit dhe pas përfundimit të fazës paraprake të gjykimit, “Menorah” e zgjedhur për të kaluar në raundin përfundimtar do të gjykohet nga paneli ynë profesional i cili do të vendosë për hyrjen fituese.
Fituesi ose fituesja i Statujëzës “Menorah” si dhe projektuesi i saj do të udhëtojnë në shtetin e Maqedonisë për një ceremoni ndriçimi në prani të ambasadorit izraelit në Maqedoninë e Veriut dhe Drejtorit të Departamentit të Ballkanit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Izraelit, ministrave të qeverisë, diplomatëve dhe VIP-ave të ftuar në “ndizni qirinjtë” e statujëzës “Menorah”.
Ky konkurs ndërkombëtar mbahet nën kujdesin e Ministrisë Izraelite të Punëve të Jashtme dhe Mashav, Agjencia e Izraelit për Bashkëpunim Ndërkombëtar të Zhvillimit, si pjesë e programit arsimor, "Projekti 1000 menorah", kushtuar ruajtjes së kujtesës së anëtarëve të komunitetit hebre të Maqedonisë së Veriut, që humbi në Holokaust dhe është në partneritet me bashkëpunëtorët tanë Maqedonas që marrin pjesë në projektin Acta Non Verba ("Veprat Jo Fjalë") dhe Autoritetin e Zhvillimit Urban të Manastirit, së bashku me Shoqatën Izraelite për të Ruajtur dhe Promovuar Kulturën e Komunitetit Hebrejë të Manastirit.
Më shumë informacion mund të gjenden: