Universiteti i Gjakovës punon në themelimin e 6 revistave shkencore

Universiteti i Gjakovës punon në themelimin e 6 revistave shkencore

Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” është pjesë e projektit ResearchCULT që financohet nga Erasmus+ dhe i njëjti së bashku me universitetet tjera publike në Kosovë është duke punuar në themelimin e 6 revistave shkencore. Përmes këtij projekti po përfitohen përvojat e universiteteve evropiane, të cilat janë gjithashtu pjesë e projektit, por më tepër duke u bazuar në ato të Universitetit të Zagrebit dhe platformat me qasje të hapur në nivel nacional. Në takimin e sotëm dhe të nesërm, Universiteti i Gjakovës përfaqësohet nga Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Kërkime Shkencore Prof. Asoc. Dr. Lulzim Zeneli, Prof. Asoc. Dr. Dardan Koçinaj, Prof. Ass. Dr. Nazli Tyfekçi, Prof. Ass. Dr. Agon Kokaj, Rolanda Mula dhe Denis Spahija.

Kjo punëtori është organizuar nga Universiteti i Zagrebit dhe është pasuese e takimit të Këshillit Drejtues të projektit ResearchCULT, në të cilin mori pjesë edhe Rektori Nimani, i cili mbështeti projektin dhe premtoi për angazhim e stafit të Universitetit të Gjakovës në përmbushjen e obligimeve të cilat do të dalin nga ky projekt.

Punëtoria do të vazhdojë edhe nesër dhe do të punohet në grupe punuese të fushave konkrete ku  do të themelohen revistat:

  • Mjedisi, Energjia dhe Burimet Natyrore;
  • Prodhimi Bujqësor dhe Siguria e Ushqimit;
  • Kërkime mjekësore;
  • Zhvillimi i një shoqërie të bazuar në dije;
  • Studime gjuhësore, historike dhe kulturore;
  • Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit.

Në vazhdimësi të kësaj punëtorie do të zhvillohen edhe takimet në kuadër të Këshillit të Cilësisë, në të cilën do të përfaqësohemi nga Prorektorja për Çështje Akademike dhe Ngritje të Cilësisë Prof. Ass. Dr. Vjollca Dibra dhe në Këshillin e Menaxhimit, në të cilën koordinatori në nivel institucional Denis Spahija do të përfaqësojë UGJFA-në në aktivitetet e parapara në kuadër të projektit ResearchCULT.

Article Gallery

tp-bottom