Rektori Nimani priti në takim Kryesuesin e Këshillit Drejtues Dr. Sc. Mazllom Kumnova

Rektori Nimani priti në takim Kryesuesin e Këshillit Drejtues Dr. Sc. Mazllom Kumnova

Sot me datë 12 Nëntor, Rektori i Universitetit "Fehmi Agani" në Gjakovë, Prof. Dr. Artan Nimani priti në takim Kryesuesin e Këshillit Drejtues, Dr. Sc. Mazllom Kumnova. Në këtë takim u diskutuan shumë çështje me rëndësi për zhvillimin e UGJFA-së. Poashtu Rektori, Nimani pranoi si dhuratë edhe 2 botime të librit nga: “Shoqata e Veteranëve të Arsimit” me titujt “Arsimi Shqip në Gjakovë”, Libri I. [Nga fillimi deri 1941], dhe “Arsimi Shqip në Gjakovë” Libri II. [1941-1944].

Z. Kumnova  është autor dhe bashkëautorë i 7 teksteve shkollore të letërsisë që janë përdorë në shkollat e Kosovës dhe Shqipërisë. Z. Kumnova është edhe autor dhe bashkëautorë i mbi 60 punimeve profesionale, informacioneve, hulumtimeve etj, të botuara në gazeta, revista dhe publikime tjera të konferencave shkencore në Kosovë, Shqipëri, Kroaci etj. Ai ka bërë recensione në mbi 7 tekste shkencore dhe veprimtari të tjera shkencore. Si bashkautor i kemi në botim tri tekste për historinë e shkollës shqipe në Gjakovë, nga shkollat e para gjer në vitin 1945. Rektori, Nimani falënderoi Z. Kumnova për bashkëpunimin e deritanishëm.

Article Gallery

tp-bottom