Rektori Nimani prezantoi Statutin e Universitetit të Gjakovës në Komisionin për Arsim në Kuvendin e Kosovës

Rektori Nimani prezantoi Statutin e Universitetit të Gjakovës në Komisionin për Arsim në Kuvendin e Kosovës

Rektori i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani ka mbajtur të martën një takim me Komisionin Parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini e Sport të Kuvendit të Kosovës, ku ka prezantuar Statutin e Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, i cili është diskutuar nen për nen.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës e falënderuan rektorin Nimani për të arriturat e Universitetit, duke u zotuar se shumë shpejtë Statuti i UGJFA-së dhe i universiteteve tjera do të procedohet në Kuvend për miratim.

Rektori Nimani, falënderon dhe mirëpret angazhimin e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport të Kuvendit të Kosovës në favor të çështjes së statutit, e cila është e rëndësishme për Universitetin.

Anëtarët e komisionit dhe rektori Nimani u dakorduan që t’i qasen në mënyrë shumë serioze të gjitha sfidave që ndërlidhen me Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”.

Article Gallery

tp-bottom