Njoftim për fillimin e mësimit online

Njoftim për fillimin e mësimit online

Pas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës me numër 01/39 të datës 1.11.2020 , për masat e veçanta për mbrojtje nga pandemia – COVID 19 , është mbledhur Shtabi i Emergjencave në Universitetin e Gjakovës  “Fehmi Agani ” dhe ka analizuar gjendjen e krijuar pas vendimit të Qeverisë ku ka konstatuar se :

  1. Mësimi – ligjëratat duhet të zhvillohen online në të gjitha drejtimet.
  2. Provimet, testet, dhe puna praktike e laboratorike do të zhvillohet fizikisht duke respektuar vendimet e IKSHPK – së.  

Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” mbetet i përkushtuar që të ofroj komoditet për studentët dhe stafin, duke marrë për bazë të gjitha rekomandimet e Institucioneve Qendrore.

tp-bottom