Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” boton librin studimor të Prof.Asoc.Dr. Behxhet Gaxhiqit “Shkaqet dhe faktorët e dhunës te fëmijët”
Sot (më 19 tetor 2020) ka dalë nga shtypi libri i profesorit të fakultetit të Edukimit të Universitetit të Gjakovës, Prof.Asoc.Dr. Behxhet Gaxhiqi “Shkaqet dhe faktorët e dhunës te fëmijët”.
Ky studim i Profesor Behxhet Gaxhiqit synon të japë një informacion shpjegues mbi situatës e përfshirjes së fëmijëve në punë në Republikën e Kosovës dhe një informacion të detajuar për nivelin e abuzimeve tek fëmijët. Me këtë ai synon të nxjerr në pah rolin dhe angazhimin e institucioneve vendore në parandalimin e punës së fëmijëve.
Profesor Behxhet Gaxhiqit i urojmë sukses dh botime të tjera!
Rektori i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”
Prof.Ass.Dr. Artan Nimani