Njoftim mbi paraqitjen e provimeve në afatin e Tetorit 2020
Njoftojmë studentët e Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” se periudha për paraqitjen e provimeve në SMU për afatin e Tetorit 2020 do jetë i hapur nga data 12 Tetor - 15 Tetor 2020 dhe studentët kanë të drejtë të paraqesin jo më shumë se dy provime. Ndërsa, provimet mbahen nga 16 Tetor - 25 Tetor 2020 sipas orarit të përpiluar nëpër fakultetet përkatëse.
Jashtë kësaj periudhe, studentëve nuk ju lejohet paraqitja e provimeve, pasi që sistemi mbyllet automatikisht.
Gjatë mbajtjes së provimeve është i obligueshëm përdorimi i masave mbrojtëse (maska dhe dorëza).