Mbahet mbledhja e Këshillit Drejtues të Universitetit të Gjakovës
Sot, më 09 tetor 2020, Këshilli Drejtues i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” mbajti mbledhjen e radhës.
Gjatë mbledhjes, Këshilli Drejtues diskutoi këto pika të rendit të ditës:
- Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të kaluara;
- Informim mbi fillimin e vitit akademik;
- Shqyrtimi dhe aprovimi i Raportit financiar për 9 muaj;
- Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesave drejtuar Këshillit Drejtues;
- Të ndryshme.
Pas shqyrtimeve dhe diskutimeve të shumta u miratua Raporti financiar 9 mujor. Gjithashtu, Këshilli Drejtues vendosi që t’i financojë dy botime të reja të stafit akademik.