Rektori Nimani së bashku me rektorët e universiteteve publike uruan rektorin Naser Sahiti për zgjedhjen e tij në krye të UP-së

Rektori Nimani së bashku me rektorët e universiteteve publike uruan rektorin Naser Sahiti për zgjedhjen e tij në krye të UP-së

Rektori i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani mori pjesë në takimin e Konferencës së Rektorëve, që u mbajt në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Me këtë rast, ata uruan rektorin e ri të UP-së, Naser Sahiti, për detyrën e re.

Rektori Nimani është shprehur i sigurt se profesor Naser Sahiti, me përvojën e vet, ka fuqinë dhe vullnetin për të arritur suksese të larta me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Po ashtu, shprehi gatishmëri të bashkëpunojë dhe t’i ofroj gjithë mbështetjen e duhur rektorit Sahiti, me qëllim të realizimit të synimeve dhe qëllimeve të përbashkëta ndëruniversitare.

tp-bottom