Takimi në mes të Caritas Kosovës dhe Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”

Takimi në mes të Caritas Kosovës dhe Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”

Rektori i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, Artan Nimani bashkë me prorektoren për cështje mësimore Vjollca Dibra u takuan me përfaqësuesit e CARITAS Kosova, z. Mark Buzhala dhe z. Dritan Shala, koordinator të projektit PRAXIS.

Z. Buzhala, e informoi rektorin Nimani që PRAXIS është projekt ndërkufitar i financuar nga Bashkimi Evropian - Programet e IPA-së dhe zona e zbatimit të projektit në Kosovë është në komunat e Gjakovës dhe Klinës.

Sipas z. Buzhalës,Projekti PRAXIS bënë të mundur përdorimin e njohurive teorike në praktikë të të rinjve, në mënyrë që të plotësohet zbrazëtira në mes tyre dhe tregut të punës, prandaj fokusimi i PRAXIS në dimensionin praktik është përgjigje për nivelin e lartë të papunësisë së të rinjve në Kosovë.

Ata e siguruan rektorin Nimani që përmes këtij projekti studentët e Universitetit të Gjakovës do të sigurojnë informacionet e duhura për vendimarrje më të mirë për orientimin professional, dhe iu siguron studentëve punë praktike pas diplomimit.

Rektori Nimani, u shpreh se Praktika dhe Edukimi janë mbështetje konkrete që ju mundëson studentëve të universitetit tonë të jenë me konkurent në tregun e punës. Ai ju premtoj bashkëpunim korrekt dhe të vazhdueshëm dhe i falenderoi për mundësitë që do t’iu ofrojnë studentëve tanë.

 

Article Gallery

tp-bottom