Sot më datë 25.09.2020 po mbahet dita e dytë e punëtorisë së Universitetit  të Gjakovës në Bogë

Sot më datë 25.09.2020 po mbahet dita e dytë e punëtorisë së Universitetit të Gjakovës në Bogë

Sot u shënua dita e dytë e punëtorisë së Universitetit të Gjakovës me moderator dekanin e Fakultetit të Filologjisë Prof. Dr. Kamber Kamberi. Axhenda e ditës së dytë filloi në orën 09:00 me ligjëratën e Prof. Dr. Sc. Mazllom Kumnovës mbi “Komunikimin dhe Hiearkinë” për të vazhduar me temën “Ndërkombëtarizimi dhe rangimi ndërkombëtar i universitetit” nga Prof. Dr. Blerim Rexha. Axhenda vazhdoi me diskutim mes të pranishmëve e më pas Ass. Prof. Dr. Artan Nimani prezentoi  “Politikat strategjike të universitetit”, Phd. Furtuna Mehmeti prezantoi “Akreditimi Institucional dhe i programeve sipas standardeve te AKA”.

Pjesa e dytë e kësaj dite  vazhdoi me një diskutim për t’i lënë radhë prezantimit të temës “Mbrojtja e universitetit nga revistat mashtruese” nga Prof. Valmir Krasniqi.
Dita e dytë e kësaj punëtorie u përmbyll me diskutime dhe debate rreth axhendës së ditës.

Article Gallery

tp-bottom