U mbajt punëtoria trajnuese për metodologjitë e mësimdhënies
“Punëtoria trajnuese për metodologjitë e mësimdhënies” e mbajtur për tre ditë rradhazi u zhvillua në kuadër të projektit Erasmus+ të quajtur “DRIVE- Developing Research and Innovation Capacities in Albania and Kosovo.”
Pjesëmarrës në të ishin mësimdhënës nga: Universiteti POLIS; Universiteti Europian i Tiranës; Universiteti Politeknik i Tiranës; Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”; Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”; Kolegji Universum ndërsa online me këshillat e tyre janë partnerët nga universitetet e BE-së: Universiteti Teknologjik i Hamburgut, Gjermani; Universiteti Politeknik i Milanos, Itali; Universiteti Aalborg, Danimarkë.