Sot u shënua dita e parë e punëtorisë “Punëtoria trajnuese për metodologjitë e mësimdhënies”
Sot u shënua dita e parë e punëtorisë “Punëtoria trajnuese për metodologjitë e mësimdhënies” paraprirëse e tri ditëve të planifikuara të mbahen. Punëtori kjo e zhvilluat në kuadër të projektit Erasmus+ të quajtur “DRIVE- Developing Research and Innovation Capacities in Albania and Kosovo.”
Punëtoria filloi sipas axhendës në orën 9:00 dhe pjesëmarrës në të janë mësimdhënës nga: Universiteti POLIS; Universiteti Europian i Tiranës; Universiteti Politeknik i Tiranës; Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”; Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”; Kolegji Universum ndërsa online me këshillat e tyre janë partnerët nga universitetet e BE-së: Universiteti Teknologjik i Hamburgut, Gjermani; Universiteti Politeknik i Milanos, Itali; Universiteti Aalborg, Danimarkë. Po zhvillohen sesione online nga këta të fundit, me shumë interaktivitet nga të dy palët.
Axhenda e ditës përfundon në orën 16:30.