Klubi i librit “KL-UGJFA” organizon aktivitet rinor

Klubi i librit “KL-UGJFA” organizon aktivitet rinor

“Klubi i librit” i Universitetit të Gjakovës, dje me datë 10 shtator mbajti aktivitetin e parë paraprirës të kalvarit të gjatë të aktiviteteve të tjera të planifikuara të realizohen me fillimin e vitit të ri akademik.

Pjesëmarrës në të ishin maturantët e komunës së Gjakovës. Duke qenë se aktuale për ta është përcaktimi në karrierë  tema e parë që  u trajtua ishte: “Rëndësia personale dhe kolektive e arsimit të lartë”.

Tema e dytë që u trajtua ishte: “Rëndësia e leximit dhe rikthimi në piedestal i tij”, problem ky jo vetëm rinor por i përgjithshëm. Udhëheqëset e “Klubit të librit” vendosën që këtë aktivitet ta realizojnë në ambient të hapur “n’pyll” dhe zgjati tri orë.

Universiteti i Gjakovës synim ka t’ju jap mundësi të rinjve në çdo aspekt andaj dhe është mbështetës kryesor në çdo lloj nisme që ata marrin, rasti konkret është dhe klubi në fjalë.

 

Article Gallery

tp-bottom