Rektori Nimani dhe Rektori Millaku u dakorduan për program të përbashkët studimor
Sot me datë 27/08/2020 Rektori Nimani priti në takim Rektorin e Universitetit “Haxhi Zeka” Pejë Prof. Dr. Fadil Millaku. Në këtë takim u morr vendim për formimin e Komisionit të përbashkët ndëruniversitar për përgatitjen e aplikacionit për akreditim të programit të përbashkët studimor nga fusha e nutricionit dhe dietikës duke u mbështetur në marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” dhe Universitetit të Pejës “Haxhi Zeka”