Thirrje për aplikim: Shkolla Verore e Bashkimit Evropian

Thirrje për aplikim: Shkolla Verore e Bashkimit Evropian

European Young Cell Alumni Kosovo në bashkëpunim me projektin Young Cell Scheme dhe me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, organizon Shkollën Verore të Bashkimit Evropian e cila do të mbahet virtualisht ndërmjet datave 21 dhe 23 shtator 2020. 

Tema e Shkollës Verore Evropiane është “COVID-19: Zhvillimi ekonomik, qëndrueshmëria mjedisore dhe shfaqja e pandemive globale” me fokus në dy çështje kryesore: drejtuesit e mjedisit prapa shfaqjes së pandemive globale; zhvillimi ekonomik dhe degradimi i mjedisit.
Ligjërues do të jenë profesorë nga Universiteti i Maastricht, Universiteti i Uppsala, KTH Instituti Mbretëror i Teknologjisë, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, ekspertë nga OBSH, UNDP dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, si dhe përfitues të bursës Young Cell.

Mund të aplikojnë të gjithë studentët e nivelit Master dhe Baçelor të universiteteve publike dhe atyre private. Pjesëmarrja është pa pagesë dhe në fund të programit pjesëmarrësit do të pajisen me certifikata.

Të interesuarit duhet ta plotësojnë formularin e aplikimit si dhe të dërgojnë një CV dhe një dëshmi të statusit të studentit në email-in: [email protected] deri më 13 shtator. Ligjëratat mbahen në gjuhën angleze.

Për informata më të hollësishme klikoni në linkun më poshtë, bashkangjitur në të do keni dhe dokumentet relevante për këtë aktivitet: https://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,4,1169


Call for applications for students

EU SUMMER SCHOOL 2020

EUSS 2020 poster

Application form for students

 

 

tp-bottom