Njoftim për certifikimin e OS
Sot, me datë 25.04.2017, KQZ në mbledhjen e tij, mori vendim për certifikimin e të gjitha organizatave studentore që kanë konkuruar për zgjedhjet për Parlament dhe Këshilla studentore.
Nesër, me date 26.04.2017, është data e fundit për dorëzimin e listave të kandidateve për Parlament dhe Këshilla studentore.
Vendimi për certifikim te OS është marrë me vonesë, për shkak se asnjëra OS nuk ka plotësuar kriterin e mbledhjes se 150 nënshkrimeve mbështetëse nga studentët.
Për të evituar parregullsitë dhe për të siguruar mbarëvajtje të procesit, Këshilli Drejtues i Universitetit, në mbledhjen e mbajtur me 25.04.2017, vendosi unanimisht qe të ndryshohet neni 8 pika 5 e Rregullores për Zgjedhjet Studentore, përkatësisht nga 150 nënshkrime mbështetëse për OS në 100 nënshkrime, për certifikim.