Universiteti i Gjakovës ka krijuar partneritet me universitete të njohura në botë

Universiteti i Gjakovës ka krijuar partneritet me universitete të njohura në botë

Shkalla e ndërkombëtarizimit të UGJFA-së po rritet me shpejtësi, pasi në disa vende të botës institucioni ka formuar partneritete ndërkombëtare, si dhe ka forcuar marrëdhëniet me universitete dhe institucione të shquara akademike.

Kësisoj, falë çdo programi shkëmbimi, të rinjtë përmes UGJFA-së e kanë mundësinë për të studiuar, punuar dhe udhëtuar në arenën ndërkombëtare.

Përveç shkëmbimit të studentëve, partneriteteve ndërkombëtare, UGJFA parasheh ofrimin e kontributit në shkencë, inovacion dhe hulumtim, njëherësh edhe për krijimin e programeve të përbashkëta.

Përveç studimeve, studentët do të njihen edhe me kulturën e kombeve tjera dhe do të kenë mundësi  për të eksploruar në aspektin shkencor, të marrin pjesë në shkollat verore të universiteteve përkatëse, njëherësh do të fitojnë eksperiencë të re studentore.

Deri më sot, dhjetëra studentë të UGJFA-së, kanë përfituar mundësinë për të vazhduar studimet jashtë vendit, në universitete të ndryshme.

tp-bottom