Takohet Këshilli për Shkencë i UGJFA-së

Takohet Këshilli për Shkencë i UGJFA-së

Sot, më 28 korrik 2020, Këshilli për Shkencë i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” mbajti takimin e radhës.

Në këtë takim, Anëtarët e Këshillit për Shkencë diskutuan agjendën e angazhimeve në fushën e shkencës dhe të kërkimeve në UGJFA, si dhe trajtimin e kërkesave të personelit akademik për përkrahjen e punës shkencore. Në këtë takim u vlerësua lartë numri i parë i botimit të Buletinit Shkencor, i cili është prezantim i përmbledhur i punës shkencore të stafit akademik të UGJFA-së nga viti 2017 e deri më tani, ku janë botuar një numër i konsiderueshëm i punimeve dhe publikimeve shkencore në revista ndërkombëtare të indeksuara nga fushat e shkencave të natyrës, mjekësisë, filologjisë dhe shkencave sociale.

Këshilli për Shkencë është përgjegjës për planifikimin e aktiviteteve shkencore vjetore, për analizimin e rezultateve të hulumtimit të gjithë stafit akademik dhe për përgatitjen e listës së hulumtuesve më të mirë për vlerësim dhe shpërblim.

Universiteti është i përkushtuar për krijimin e kushteve të përshtatshme për kërkime shkencore dhe veprimtari hulumtuese dhe për të ndihmuar stafin akademik që të arrijë rezultatet konkurruese në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

tp-bottom