Universiteti i Gjakovës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Kosovo Jewish Organization (KJO)

Universiteti i Gjakovës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Kosovo Jewish Organization (KJO)

Rektori i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani dhe znjsh. Artina Hamitaga përfaqësuese e Kosovo Jewish Organization e shoqëruar me bashkëpunëtorë nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi në fushën kulturore, akademiko-shkencore.

Gjatë takimit, palët u pajtuan që së bashku të forcojnë dhe të zgjerojnë marrëdhëniet e tyre, që kanë të bëjnë me shkëmbime reciproke dhe të bashkëpunojnë në projektet kulturore, kërkimore etj.

Fokusi i veçantë i kësaj marrëveshje është bashkëpunimi për organizimin e aktiviteteve përkujtimore dhe edukative për holokaustin. Po ashtu, aktivitetet e Kosovo Jewish Organization të futen në Kalendarin akademik të Universitetit.

Rektori Nimani dhe znjsh. Hamitaga u shprehën të gatshëm të ofrojnë mbështetje për realizimin e aktiviteteve dhe projekteve të përbashkëta.

 

Article Gallery

tp-bottom