Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi mes Universitetit të Gjakovës dhe Shoqatës Miqtë e Amerikës

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi mes Universitetit të Gjakovës dhe Shoqatës Miqtë e Amerikës

Rektori i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me z. Agim Rexhepin, kryetar i Shoqatës Miqtë e Amerikës, të cilët ishin të shoqëruar me bashkëpunëtorë.

Rektori Nimani dhe z. Rexhepi e informuan njëri-tjetrin për të arriturat, punën dhe veprimtarinë e tyre si  dhe për projektet e përbashkëta që do të realizohen në bazë të kësaj marrëveshjeje.

Kjo marrëveshje ka për qëllim zhvillimin e mëtejmë në projektet kulturore, aktivitetet informuese mbi miqësinë e përbashkët në mes Kosovës, Shqipërisë dhe SHBA-ve.

Të dyja palët thanë se do të bëjnë përpjekje për të forcuar marrëdhëniet  e tyre që kanë të bëjnë me shkëmbimet reciproke që kanë për qëllim promovimin e kurseve, konferencave dhe përgatitjen e projekteve kërkimore në fushat e tyre respektive.

Article Gallery

tp-bottom