Caritas-i Zviceran pajis  me inventarë klasën përgatitore të Programit Parashkollor në Fakultetin e Edukimit

Caritas-i Zviceran pajis me inventarë klasën përgatitore të Programit Parashkollor në Fakultetin e Edukimit

Në Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”  filloi implementimi i projektit për pajisjen e klasës përgatitore sipas memorandum mirëkuptimit të nënshkruar nga përfaqësuesit e Caritas-it Zviceran dhe përfaqësuesit e Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” në korrik të 2019-ës, me titull “Vendosja e standardeve parashkollore të cilësisë së lartë, duke përforcuar arsimin, shkencën dhe ekonominë – SHPRESË”.

Pajisja me inventarin e klasës përgatitore në Fakultetin e Edukimit për Programin Parashkollor krijon një hapësirë për profesorët dhe studentët që mund ta shfrytëzojnë për pjesën praktike të punës në kuadër të lëndëve për Programin Parashkollor, në mënyrë që të rritet edukimi kualitativ dhe përfitues i gjithë kësaj do të jenë fëmijët.  

Qëllimi i projektit është përmirësimi i cilësisë së arsimit dhe ofrimit të shërbimeve në arsimin parashkollor në Kosovë. Ndërsa, objektivë kryesore është rritja e kapacitetit të edukatorëve të ardhshëm në metodologjinë bashkëkohore.

 

Article Gallery

tp-bottom