Koha e provimeve, Biblioteka e Universitetit frekuentohet nga studentët
Gjatë tërë vitit akademik, Biblioteka e Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” ka qenë shumë e frekuentuar me studentë të të gjitha degëve.
Edhe tani, në kohën kur janë provimet, Biblioteka e UGJFA-së është e frekuentuar me studentë, të cilët po shfrytëzojnë hapësirat e bibliotekës, literaturën akademike, burimet e të cilave janë shumë të rëndësishme për përgatitjen e tyre për provime.
Stafi i Bibliotekës së UGJFA-së është i përkushtuar dhe i përgatitur profesionalisht që t’u ofrojë studentëve të gjitha mundësitë që ata të marrin informacionet e duhura.
Biblioteka e Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” ofron kushte moderne për të gjithë studentët, duke përfshirë hapësirat që ka dhe literaturën akademike për te gjitha fushat e studimit.