Studentët e Universitetit të Gjakovës përfundojnë praktikën profesionale

Studentët e Universitetit të Gjakovës përfundojnë praktikën profesionale

Studentët e Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” të Fakultetit të Mjekësisë, Edukimit dhe Filologjisë, përveç përvojave që marrin nga profesorët gjatë ligjëratave, shfrytëzojnë edhe mundësitë e bashkëpunimit që ka UGJFA-ja me institucione për zhvillimin e praktikës profesionale, sipas profileve të caktuara. Por, për shkak të pandemisë Covid-19, një pjesë të praktikës profesionale e kanë zhvilluar përmes formës virtuale.

Gjatë kësaj periudhe sa ata ishin duke e kryer punën praktike janë monitoruar nga profesorët e praktikës profesionale të fakulteteve përkatëse.

Universiteti i Gjakovës, studentëve praktikant iu ofron kushte dhe ambient pune të përshtatshëm, që të mund të ushtrojnë profesionin e tyre gjatë kohës së praktikës profesionale.

Kujtojmë se studentët e Fakultetit të Mjekësisë të UGJFA-së kanë dhënë kontribut edhe në luftimin e pandemisë COVID-19, si dhe ata të Edukimit e Filologjisë për mësimin në distancë në platformën online “e-Mësimi” të MASh-it.

Article Gallery

tp-bottom