Prorektorja Dibra takoi Koordinatorin e projektit QATEK, Prof. Blerim Saqipin

Prorektorja Dibra takoi Koordinatorin e projektit QATEK, Prof. Blerim Saqipin

Prorektorja për Çështje Akademike dhe Ngritje të Cilësisë, Prof. Ass. Dr. Vjollca Dibra u takua me Koordinatorin e projektit QATEK, Prof. Ass. Dr.  Blerim Saqipi, për të diskutuar rreth evidentimit të furnizimit me pajisje në Fakultetin e Edukimit, të cilat parashihen në projekt, si dhe u diskutuan aktivitetet pasuese të projektit.

Ky projekt i cili realizohet në partneritet me Universitetin e Prishtinës, Universitetin e Lubjanës (Slloveni) Universitetin e Romës (Itali), Universitetin Talini (Estoni), Universitetin e Gjilanit dhe Mitrovicës, ka për qëllim ndërtimin e mekanizmave të sigurimit të cilësisë në përgatitjen e mësueseve të rinj.

Projekti QATEK mundësohet nga fondet e Bashkimit Evropian të programit ERASMUS +.

tp-bottom