Studentët e UGJFA-së organizuan aktivitet sensibilizimi “Autizmi - Bashkohu edhe ti”

Studentët e UGJFA-së organizuan aktivitet sensibilizimi “Autizmi - Bashkohu edhe ti”


Sot, për të shënuar 2 Prillin - Ditën Ndërkombëtare të Autizmit,  studentët e Fakultetit të Edukimit të UGJFA-së organizuan aktivitetin me titull “Autizmi - Bashkohu edhe ti”.

Studentët përgatitën ushqime dhe ëmbëlsira, të cilat i ekspozuan në qendrën e qytetit të Gjakovës, duke u dhënë mundësi qytetarëve që t’i blejnë ato. 

Mjetet e mbledhura nga qytetarët e shumtë që vizituan pikën ekspozuese të studentëve do të shfrytëzohen për blerjen e materialeve shkollore për nxënësit e klasës së bashkëngjitur në Sh.F.M.U. “Yll Morina” ku nga 38 nxënës, 7 prej tyre janë të prekur nga Autizmi. 

Iniciativa dhe aktiviteti i studentëve i udhëhequr nga mësimdhënësja MSc. Venera Vala, u mbështet nga shumë studentë, parlamenti studentor, personeli i UGJFA-së  dhe u përgëzua nga Rektori Buza, të cilët edhe vizituan pikën ekspozuese duke përshëndetur fëmijët dhe prindërit e tyre që ishin prezent.

Article Gallery

tp-bottom