Universiteti i Gjakovës përfitues i një projekti nga Aleanca e Universiteteve Frankofone (AUF COVID-19)

Universiteti i Gjakovës përfitues i një projekti nga Aleanca e Universiteteve Frankofone (AUF COVID-19)

Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”, si anëtar në Aleancën e Universiteteve Frankofone është përfitues i projektit “Mbrojtja dhe parandalimi i përhapjes së COVID-19, si dhe trajtimi psikologjik i viktimave të dhunës në familje gjatë pandemisë COVID-19 (me theks të veçantë tek gratë e ‘Shtëpive të Sigurta’ në Gjakovë dhe Pejë)”.

Ky projekt ka për qëllim trajtimin psikologjik apo emocional të grave të dhunuara, përfshirë  fëmijët e tyre gjatë kohës së pandemisë COVID-19, të cilët janë të izoluar në “Shtëpitë e Sigurta” në Gjakovë dhe Pejë.

Përfitues të drejtpërdrejtë të projektit janë gratë dhe fëmijët që gjenden të strehuar në dy “Shtëpitë e Sigurta”, në komunën e Gjakovës dhe Pejës, si dhe qytetarët e komunës së Gjakovës.

Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” gjatë implementimit të projektit do të zhvillojë një sërë aktivitetesh, që kanë për synim informimin apo këshillimin e këtyre personave.

Përmbushja e qëllimeve të projektit vjen duke bashkuar profesionalizmin e mësimdhënësve të Fakultetit të Edukimit dhe Fakultetit të Mjekësisë si dhe përvojën e stafit të organizatës Medica-Kosova.

tp-bottom