Në Universitetin e Gjakovës mbahet Konferenca e Rektorëve

Në Universitetin e Gjakovës mbahet Konferenca e Rektorëve

Rektori i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani, priti në takim rektorët e universiteteve publike të Kosovës, ku edhe u mbajt takimi i radhës i Konferencës së Rektorëve.

Rektori Nimani i falënderoi rektorët e universiteteve për pjesëmarrjen dhe për angazhimin e tyre në konkretizimin e veprimeve nga takimet e mëhershme.

Në këtë takim, rektorët harmonizuan planet për disa nga prioritetet më të rëndësishme që kanë universitetet publike në Kosovë, miratimin e statuteve të universiteteve publike të Kosovës, i cili do të miratohet nga Kuvendi i Kosovës si dhe procesin e pavarësimit financiar të universiteteve publike të Kosovës.

Në Konferencë, rektorët premtuan se do të punojnë në orientimin e politikave programore dhe  në  ngritjen e cilësisë në arsim për studentët në institucionet me të cilët ata udhëheqin.

Article Gallery

tp-bottom