Universiteti i Gjakovës pjesë e EAS “European Associaion for Music in Schools”

Universiteti i Gjakovës pjesë e EAS “European Associaion for Music in Schools”

MSc. Kastriot Sada, pjesë e stafit akademik në Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, në cilësinë e Koordinatorit  Nacional në EAS “European Associaion for Music in Schools”, bashkë me 29 koordinatorë nacional të shteteve evropiane, zhvilluan takim në “distancë”, i cili do duhej të fillonte në Padova të Italisë, por për arsye të situatës së krijuar nga COVID-19, u zhvillua në këtë format.

Secili prej tyre prezantuan të dhëna nga fusha e edukimit muzikor të shtetit prej nga vijnë, eksperiencën gjatë mësimit në distancë, si dhe pritshmërinë nga koordinatorët nacional për EAS.

Punimet do të vazhdojnë edhe dy ditë. Pos tjerash, z. Sada do të merr  pjesë edhe në takimin  e katërt vjetor të Shoqatës Evropiane të Mësuesve  të Muzikës, në kuadër të EAS.

MSc. Kastriot Sada, pjesëmarrjen në asociacion e filloi si student, ku e kishte përfaqësuar Kosovën në forumin e studentëve pranë EAS, pastaj në konferenca të ndryshme të organizuara nga EAS, si në Greqi, Belgjikë, Gjermani, Lituani, Austri etj.

Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” është i përkushtuar të krijojë, promovojë, të transferojë dijen dhe t’i shërbejë shoqërisë.

Article Gallery

tp-bottom