Rektorët e universiteteve publike takuan Ministrin e Arsimit dhe Shkencës z. Ramë Likaj

Rektorët e universiteteve publike takuan Ministrin e Arsimit dhe Shkencës z. Ramë Likaj

Rektori, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani mori pjesë në takimin e thirrur nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës, z. Ramë Likaj, me të cilin biseduan rreth punës për përmbylljen e vitit akademik, si dhe fillimin e vitit të ri akademik 2020/2021.

Rektori Nimani e uroi ministrin Likaj për detyrën në krye të institucionit më të lartë të arsimit në vend dhe u shpreh i gatshëm për bashkëpunim për të avancuar Universitetin të cilin e drejton.

Gjatë bisedës për sfidat dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohet Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” sidomos tani në rrethanat e reja të krijuara nga pandemia, si dhe mundësitë për zgjidhjen sa më të shpejtë të tyre, rektori Nimani ka ngritur shqetësimet rreth vonesës në procesin e akreditimit të programeve të reja studimore.

Ndërkaq, Ministri Likaj ka theksuar gatishmërinë e tij që të punojë ngushtë me rektorët e universiteteve, në mënyrë që të përshpejtohen proceset zhvillimore dhe të rinjve tanë t’iu ofrohet arsimim sa më cilësor.

tp-bottom