Studentët në Universitetin e Gjakovës filluan t’i mbajnë provimet

Studentët në Universitetin e Gjakovës filluan t’i mbajnë provimet

Në përputhje me rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, studentët e Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” kanë filluar t’i mbajnë provimet e afatit të prillit. Studentët kanë të drejtë t’i mbajnë dy provime, duke filluar më datë 04.6.2020 deri më 12.6.2020. Si masë mbrojtëse në parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, duke u bazuar në udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë, dezinfektimi i tërë hapësirës së Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” do të bëhet çdo ditë prej orës 17:00, që ka për qëllim sigurinë e shëndetit të studentëve dhe përforcimin e higjienës. Stafi i UGJFA-së po kujdeset që në përpikëri të zbatohen udhëzimet, duke i ndërmarrë të gjitha masat parandaluese për të siguruar një ambient të përshtatshëm. Gjatë provimit studentët duhet të jenë të pajisur me maska, dorëza dhe të mbajnë distancën. 

Article Gallery

tp-bottom