Akademik Fehmi Agani jetoi dhe u flijua për Kosovën

Akademik Fehmi Agani jetoi dhe u flijua për Kosovën

Sot bëhen 21 vjet nga vrasja e filozofit, sociologut, politikologut dhe akademikut shqiptar Fehmi Agani, i cili ka lënë gjurmë të pashlyeshme jo vetëm në shtet-ndërtimin e Kosovës, por edhe në çështjen shqiptare në përgjithësi.

Universiteti i Gjakovës me krenari e mban emrin e akademik Fehmi Aganit.

Profesor Agani radhitet si njëri nga intelektualët më të mëdhenj shqiptarë. Ai dha kontribut të madh për ngritjen arsimore dhe shkencore të gjeneratave të reja nga të gjitha trojet shqiptare.
Agani do të radhitet gjithnjë në mesin e profesorëve që dha kontribut themeltar edhe në politikën gjithëkombëtare dhe mbi idetë e tij qëndroi shtet-ndërtimi i sotëm i Kosovës.

Për shkak të ideve dhe veprimtarisë së tij politike për çlirimin e Kosovës, Fehmi Agani u pushkatua nga forcat ushtarake dhe policore serbe, afër Lipjanit, më 6 maj të vitit 1999.

Lavdi dhe i perjetshëm qoftë kujtimi për jetën dhe veprën e akademik Fehmi Aganit!

tp-bottom