Njoftim mbi aplikimin për projekte të vogla shkencore dhe mobilitete akademike në MASHT
Ju njoftojmë se Ministria e Shkencës së Arsimit dhe Teknologjisë ka hapur konkurs për aplikim në projekte të vogla shkencore dhe mobilitete akademike, për shkencëtarët nga institucionet kërkimore-shkencore.
Me konkursin mbi projekte të vogla shkencore ofron financim deri në 10 000 euro për projektet shkencor që zgjasin 6-12 muaj. Ndërsa, me konkursin për mobilitete akademike afatshkurta ofrohet mbështetje për shkencëtarët të cilët kanë ftesa që në konferenca të rëndësishme shkencore të paraqiten me kumtesa apo prezantime.
Afati i aplikimit për projekte shkencore është i hapur deri më datë 17 Shkurt 2017, ndërsa për mobilitete akademike deri më 17 Tetor 2017.
Më shumë informata për këto mund të gjeni në:
Për projekte te vogla shkencore
http://masht.rks-gov.net/uploads/2017/01/ua-per-aplikim-ne-projektet-e-vogla-shkencore-rotated-1.pdf
http://masht.rks-gov.net/uploads/2017/01/konkurs-per-projekte-te-vogla-shkencore.docx
për grandet afatshkurtëra të mobiliteteve
http://masht.rks-gov.net/uploads/2017/01/formular-aplikimi-per-mobilitet-afatshkurter-2017.docx