UGJFA nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me UET

UGJFA nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me UET

Rektori i Universitetit të Gjakovës, prof.ass.dr. Artan Nimani, së bashku me prorektoren prof.ass.dr Vjollca Dibra në ditën e dytë të takimeve me përfaqësues të universiteteve në Tiranë, nënshkruajti memorandum mirëkuptimi me Universitetin Evropian të Tiranës, me të cilin është partner në dy projekte të Erasmus +. Marrëveshja u nënshkrua në prani të Ambasadorit të Republikës së Kosovës z. Nait Hasanit.
Memorandumi garanton bashkëpunim dhe përkrahje reciproke mes dy universiteteve në fushat e mjekësise teknike dhe shkencave sociale, në të cilat Universiteti i Gjakovës "Fehmi Agani" po zgjerohet me programe studimi.

Fotot e lajmit

tp-bottom