UGJFA pjesëmarrëse e javës së bashkëpunimit ndërkombëtarë në Chambery të Francës

UGJFA pjesëmarrëse e javës së bashkëpunimit ndërkombëtarë në Chambery të Francës

Në javën e bashkëpunimit ndërkombëtar që mbahet në Chambery të Francës, respektivisht në Universitetin Savoie Mont Blanc, Universiteti i Gjakovës "Fehmi Agani" përfaqësohet nga zyrtari për bashkëpunim ndërkombëtar në UGJFA, z.Denis Spahija.

Tema e këtij viti do të jetë: “Si të bëhen më atraktiv dhe të dukshëm universitetet e vogla dhe të mesme në skenën ndërkombëtare” me ç'rast rreth 80 përfaqësues të universiteteve evropiane janë duke vizituar Universitetin Savoie Mont Blanc (USMB), duke takuar stafin dhe studentët e tij, duke promovuar universitetet e tyre dhe zhvilluar rrjetet e tyre.

Të mërkurën më 16 tetor u zhvillua panairi ndërkombëtar i partnerëve potencial dhe atyre të gjertanishëm, ku u prezantua UGJFA dhe shteti ynë, u diskutuan mundësitë për bashkëpunime dhe u shkëmbyen kontaktet.

Në mbrëmje Kryetari i Komunës së Chamberisë Michel Dantin i cili njëherësh është edhe deputet i Parlamentit Evropian, ka ftuar në takim përfaqësuesit pjesëmarrës të javës së bashkëpunimit ndërkombëtar shoqëruar edhe nga Rektori dhe Prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar i universitetit pritës.

Në ditët në vijim zyrtari për bashkëpunim ndërkombëtar në UGJFA, z. Denis Spahija do marrë pjesë në disa seminare dhe të përfitoj nga ekspertiza e universiteteve tjera në lidhje me ndërkombëtarizimin e universiteteve në drejtim të arsimit, kërkimit, strategjisë së bashkëpunimit e komunikimit. 

Kjo javë e stafit për bashkëpunim ndërkombëtar është mundësi e mirë për t'u njohur me Universitetin Savoie Mont Blanc (USMB) dhe për të shkëmbyer praktika të mira në lidhje me ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë.

 

Fotot e lajmit

tp-bottom