Vizitorë nga Iowa në UGJFA

Vizitorë nga Iowa në UGJFA

Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” më 14 Qershor priti një delegacion amerikan i përbërë nga profesorë e zyrtarë nga Universiteti Drake të shtetit IOWA në SHBA por edhe të disa nxënësve të shoqëruar me trajnerët e tyre, student potencial të atij universiteti, të cilët po qëndrojnë në Kosovë për një vizitë disa ditore dhe do marrin pjesë në aktivitete sportive si në mundje dhe volejboll.

Ky delegacion u prit nga Rektori, Prof. Dr. Shaban Buza i cili pas fjalës së mirëseardhjes, mbajti ligjëratë rreth sistemit arsimor në Kosovë, veçanërisht për arsimin e arsimit të lartë.

Në të njëjtën ditë, anëtarët e delegacionit patën rastin të vizitojnë institucione të trashëgimisë kulturore në Gjakovë, si Kryegjyshaten Bektashiane, Xhaminë e Hadumit dhe Qarshinë e vjetër. Ata u pritën nga udhëheqësit e këtyre institucioneve, të cilët i informuan rreth historisë dhe aktiviteteve të secilit objekt.

Fotot e lajmit

tp-bottom