Ndalimi i Sarkopenias dhe Ndikimi i Faktorëve Gjenetikë

Ndalimi i Sarkopenias dhe Ndikimi i Faktorëve Gjenetikë

Ndalimi i Sarkopenias dhe Ndikimi i Faktorëve Gjenetikë është grant hulumtues me kohëzgjatje prej 18 muajsh, duke filluar nga shkurti 2018. Qëllimet dhe objektivat kryesore të këtij projekti janë: të përshtaten dhe të vërtetohen metodat e duhura të matjes për përcaktimin e sarkopenisë (humbja e muskujve në moshë dhe funksioni) në Kosovë. 

-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Më datë 7 dhe 8 Maj në Universitetin e Vjenës në Austri u mbajt takimi përmbyllës i projektit HERAS të quajtur “Faktorët socioekonomik, jetësor dhe gjenetik të ndërlidhur për humbjen e ndërlidhur për moshë të masës, dhe funksionit muskulor (sarkopenia) te meshkujt dhe femrat mbi 60 vjeç në Kosovë”. Në këtë takim morën pjesë të gjithë partnerët e projektit, me ç’rast Universiteti i Vjenës u përfaqësua nga Assoc.-Prof. DI Dr. Barbara Wessner dhe Univ.-Prof. Mag. Dr. Harald Tschan, Universiteti i Tetovës nga Prof Dr Metin Dalip dhe Prof Dr Shpresa Memishi, si dhe Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” nga Ass Arben Boshnjaku MSc.
Në këtë takim, nga Arben Boshnjaku si udhëheqës i ekipës lokale të studimit u prezantuan arritjet dhe gjetjet e hulumtimeve të realizuara, ndërsa u bisedua për mundësitë e vazhdimit të realizimit të studimeve të ngjashme edhe në të ardhmen.

Fotot e lajmit

tp-bottom