Njoftim për shtyrjen e afatit të aplikimit për mobilitete Erasmus+ – Projekti COMMO

Njoftim për shtyrjen e afatit të aplikimit për mobilitete Erasmus+ – Projekti COMMO

Të Nderuar, studentë, anëtarë të stafit akademik dhe administrativ,

Ju njoftojmë se afati për dorëzimin e aplikimeve në kuadër të projektit Erasmus+ COMMO është shtyrë edhe për ditën e sotme, e hënë, 26 tetor 2026.

Të gjithë studentët dhe anëtarët e stafit akademik dhe administrativ të interesuar për të aplikuar ftohen që aplikimet dhe dokumentacionin e kërkuar t’i dorëzojnë brenda këtij afati, duke respektuar kriteret dhe udhëzimet e përcaktuara në konkursin përkatës.

Ju lutemi që ta shfrytëzoni këtë mundësi të fundit për dorëzimin e aplikimeve dhe të siguroheni që dokumentacioni është i plotë dhe në përputhje me kërkesat e konkursit.

Për informata shtesë dhe sqarime, mund t’i drejtoheni Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar (IRO) të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë.

Ju falënderojmë për interesimin dhe ju inkurajojmë të përfitoni nga mundësitë që ofron programi Erasmus+ për zhvillimin akademik dhe profesional.