Thirrje për aplikime për studentë - Projekti COMMO – ERASMUS+ KA171

Thirrje për aplikime për studentë - Projekti COMMO – ERASMUS+ KA171

1. QËLLIMI

Në kuadër të konsorciumit COMMO (Bashkëpunimi në Mesdhe përmes mobilitetit të studentëve dhe stafit), të koordinuar nga UNIMED, programi Erasmus+ u ofron studentëve të universiteteve partnere mundësinë të kryejnë një periudhë mobiliteti për studime ose për hulumtimin e temës së diplomës/disertacionit.

Kjo thirrje përmbledh mundësitë e mobilitetit për edicionet COMMO IX, COMMO X dhe COMMO XI, duke përfshirë universitetet italiane dhe universitetet partnere nga Rajoni 1 (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova), Rajoni 3 (Egjipti, Jordania, Libani, Libia, Siria, Tunizia), Rajoni 7 (Iraku, Jemeni) dhe Rajoni 9 (Mauritania, Kepi i Gjelbër, São Tomé dhe Príncipe).

Lista e plotë e universiteteve partnere gjendet në Shtojcën I: Hap Shtojcën I – lista e universiteteve partnere

2. KUSH MUND TË APLIKOJË

Mund të aplikojnë studentët e nivelit Bachelor, Master ose Doktoraturë (PhD), të regjistruar aktualisht në njërin prej universiteteve partnere të përfshira në thirrje.

Shënim: Vetëm studentët e doktoraturës kanë të drejtë të kryejnë mobilitet për studime (SMS) nga Italia drejt vendeve të Rajonit 3 (Egjipti, Jordania, Libani, Libia, Siria), Rajonit 7 (Iraku, Jemeni) dhe Rajonit 9 (Mauritania).

3. DREJTIMET E MOBILITETIT – LINQE TË HAPSHME

Klikoni mbi drejtimin përkatës të mobilitetit për të hapur informacionet, kushtet dhe kontaktet e universitetit pritës.

Rajoni 1 – Ballkani Perëndimor

Shqipëria

Bosnja dhe Hercegovina

Kosova

Mobilitetet

Università di Messina

Università di Padova

Università di Salento

COMMO IX (2024-2027)

1 mobilitet studentor

1  mobilitet studentor

 

COMMO X (2025 -2028)

   

1 mobilitet studentor

COMMO XI (2026-2029)

     
       

 

4. FINANCIMI DHE KOHËZGJATJA

Komponenti i grantit

Shuma / hollësitë

Mbështetja individuale – studentë hyrës (nga jashtë vendit drejt Italisë)

900 EUR në muaj

Mbështetja individuale – studentë dalës (nga Italia drejt vendeve të tjera)

700 EUR në muaj

Kohëzgjatja e mobilitetit

Minimumi: 2 muaj; maksimumi: 6 muaj*

Kontributi për udhëtim

Llogaritet sipas brezit të distancës ndërmjet institucionit dërgues dhe atij pritës, duke përdorur kalkulatorin e distancës Erasmus+.

* Mobiliteti për studime zakonisht zgjat 5–6 muaj, ndërsa mobiliteti për hulumtim të temës së diplomës/disertacionit mund të zgjasë 2 muaj ose më shumë. Kalkulatori i distancës: Erasmus+ Distance Calculator

5. KUSHTET DHE PROCEDURAT E APLIKIMIT

5.1 Dokumentet e aplikimit

Të gjitha dokumentet e aplikimit duhet të bashkohen dhe të dorëzohen në NJË skedar të vetëm PDF, me emërtimin: MBIEMRI_EMRI_COMMO.pdf.

Çdo aplikim duhet të përmbajë dokumentet e mëposhtme:

  • Formularin e aplikimit për mobilitet studentor (i disponueshëm përmes lidhjes më poshtë);

  • CV-në (maksimumi 4 faqe);

  • Kopjen e pasaportës ose të letërnjoftimit të vlefshëm për udhëtim jashtë vendit, me vlefshmëri të paktën 3 muaj pas datës së kthimit;

  • Certifikatën ose vetëdeklarimin e njohjes së gjuhës angleze dhe/ose italiane, sipas gjuhës së vendit të destinacionit (minimumi niveli B2);

  • Mesataren e notave dhe numrin e kredive të fituara;

  • Vërtetimin e regjistrimit në universitet;

  • Përshkrimin e detajuar të temës së hulumtimit (për studentët e PhD-së);

  • Marrëveshjen e të mësuarit (Learning Agreement), të plotësuar dhe të nënshkruar nga studenti dhe universiteti dërgues;

  • Formularin e nënshkruar të pëlqimit për privatësinë.
     

Lidhjet për dokumentet: Formulari i aplikimit | Learning Agreement | Pëlqimi për privatësinë

Aplikimet e paplota nuk do të merren në konsideratë.

 

5.2. Procesi i dorëzimit në dy hapa dhe afatet

  • Dorëzimi në universitetin dërgues: Aplikantët duhet ta dorëzojnë dosjen e plotë drejtpërdrejt në Zyrën për Marrëdhënie Ndërkombëtare të universitetit të tyre (ose te pika e caktuar e kontaktit), brenda afatit të brendshëm të përcaktuar nga institucioni. Kontaktet gjenden në dokumentet e detajuara të drejtimeve të mobilitetit.

  • Përzgjedhja dhe nominimi te UNIMED: Universiteti dërgues zhvillon procesin e brendshëm të përzgjedhjes. Pas përzgjedhjes, universiteti ia përcjell UNIMED-it nominimet zyrtare së bashku me dokumentacionin e plotë të kandidatëve.

5.3 Afatet e aplikimit

Afati për aplikim në universitetin dërgues

Afati për dorëzimin e nominimeve te UNIMED

25 tetor 2026

5 nëntor 2026

Nominimet zyrtare dhe të gjitha dokumentet përkatëse duhet të dërgohen nga universitetet në adresën: [email protected] [email protected]

7. KRITERET E PËRZGJEDHJES

Procesi i përzgjedhjes do të jetë i drejtë, transparent dhe i bazuar në parimet e mosdiskriminimit. Kriteret përfshijnë:

  • Mesataren e notave;

  • Numrin e kredive të fituara në raport me vitin aktual të studimeve;

  • Njohjen e gjuhës angleze;

  • Cilësinë e planit të studimit të propozuar në Marrëveshjen e të mësuarit (Learning Agreement).

8. TË DREJTAT DHE OBLIGIMET E PËRFITUESIT

Përfituesi obligohet të:

  • Respektojë afatet e përcaktuara nga universitetet dhe UNIMED;

  • Dorëzojë dokumentacionin e kërkuar para, gjatë dhe pas mobilitetit;

  • Zhvillojë aktivitetet e caktuara dhe ta përfundojë periudhën e plotë të mobilitetit;

  • Kontaktojë institucionet përkatëse (ambasadat dhe konsullatat) për aplikim për vizë, nëse nevojitet;

  • Ketë vizë të vlefshme, nëse kërkohet, dhe pasaportë të vlefshme në momentin e nisjes.

Përfituesi ka të drejtë të:

  • Marrë informim dhe mbështetje të përshtatshme para, gjatë dhe pas mobilitetit;

  • Marrë grantin sipas shumave dhe afateve të përcaktuara;

  • Ketë tutor ose person mbështetës të caktuar në institucionin pritës;

  • Përfitojë njohje të plotë akademike/institucionale për periudhën e përfunduar të mobilitetit.

Online-learning-agreement-studies

Privacy Consent_Form

Application_form_SMS_modified